godina-pd

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është vënë sërish në qendër të akuzave nga opozita për përfshirje në trafikun e drogës. Sipas opozitës, 800 kg kanabis që u sekuestruan pak ditë më parë në zonën e Radhimës, ku një pjesë e drogës u gjet brenda një furgoni, ndërsa pjesa tjetër në gomone, janë lejuar të merren brenda Komisariatit të Vlorës.

Enkeleid Alibeaj – Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD: “Furgoni me drogë në të vërtetë nuk është grabitur, por është lejuar të merret, i janë hapur portat. Sipas informacineve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, që kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie dhe bllokimin e furgonit në komisariat, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit, me habilajt e targës AA003GB. Urdhëri nga lart ka qënë i prerë. Akush të mos flasë, kush hap gojën pushohet nga puna”.

Opozita thotë se kjo është ngjarja më e rëndë kriminale e kohëve të fundit dhe se skandali u zbulua pasi Guardia di Financa kapi në Itali sasinë e drogës. Demokratët hedhin dyshime se pas kësaj ngjarjeje fshihen edhe lëvizjet e bëra ditët e fundit nga Ministri Tahiri në Policinë e Vlorës.

Tv Klan