Gent-Strazimiri-7-tetor

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në adresë të Kryeministrit Rama se, ka favorizuar në tenderin e OSHEE -së ndërtuesin e vilës së tij në Surrel.

Deputeti Gent Strazimiri tha se ky është një akt korruptiv me paratë e shqiptarëve që OSHEE -ja i mblodhi me dhunë, burgosje dhe marrje jete ndaj qytetarëve, të cilët ishin në pamundësi të shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike.

Për këtë çështje opozita paralajmëroi se do të kërkojë hetim të plotë dhe vënien përpara ligjit të kreut të OSHEE -së, Ardian Çela.

Tv Klan