Partia Demokratike depozitoi në kuvend amendamentin kushtetues për dekusarizimin. Nisma e opozitës synon ndalimin nga e drejta e rikandidimit për ata persona që i është konstatuar papajtueshmëria e mandatit të deputetit, pasi në kundërshti me nenin 70 të Kushtetutës kanë përfituar para publike gjatë kohës që ushtronin këtë funksion.

Në relacionin shoqërues të amendamentit, demokratët thonë se,

“Dekusarizimi i Kuvendit dhe jetës publike në vend është masë plotësuese e reformës së dekriminalizimit dhe hap jetik për mbrojtjen e interesit publik.

Rizgjedhja apo rikandidimi i personave që kanë kryer “krimin” kushtetues të parashikuar në nenin 70 të Kushtetutës, duke përfituar fonde apo pasuri publike, thuhet në relacion, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, si dhe për bazat e lirisë ekonomike.

 Kjo nismë e demokratëve, e iniciuar nga ish-kryeministri Berisha nga foltorja e kuvendit vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese i hoqi Koço Kokëdhimës mandatin e deputetit. Opozita në parlament deklaroi se Kryeministri Rama po përgatitet ta emërojë Kokëdhimën, në krye të Ministrisë së Turizmit.

amendamentiamendamenti 2