Partia Demokratike e quan skandaloz faktin që Ministria e Arsimit nuk ka nxjerrë ende udhëzimin zyrtar për aplikimin në universitete.

Sipas saj, 41 mijë maturantë dhe familjet e tyre po mbahen në akth nga qeveria, pasi nuk e kanë të qartë të ardhmen.

Partia Demokratike thotë se kjo është herë e parë që deri më 26 Korrik nuk ka një udhëzim zyrar për procesin e aplikimit, shpallje të kuotave me vendim qeverie dhe nuk janë bërë të njohura tarifat për programet e ciklit universitar.

Tv Klan