TabakuKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i konsideron gënjeshtra të pacipa deklaratat e Kryeministrit Rama për raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në vend”.

Në një status në rrjetin social “Facebook” kreu i opozitës thotë se Kryeministri Rama po përvetëson reformat që i sulmoi kur ishte në opozitë ndërsa hesht për dështimet e tij si qeveri.

basha per doing busines1

Sipas Bashës realiteti ekonomik në vend është krejt ndryshe nga sa thotë Kryeministri Rama. 90% e qytetarëve luftojnë çdo ditë për bukën e gojës, 1 në 3 shqiptarë është i zhytur në borxhe për konsumin e përditshëm, mbi 10 mijë biznese janë në prag falimentimi, ndërsa papunësia është në shifra alarmante.

Basha shkruan se arritjet e dyshes Rama-Meta janë rritja e çmimeve, taksava dhe gjobave, dhuna policore, arbitraritet dhe paligjshmëra.

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha nga selia e Partisë Demokratike se raporti i  “doing bussines” është një lajm i mirë për vendin dhe se vlerësimi për Shqipërinë ka ardhur si rezultat i reformave të mëdha të marra nga qeverisja e mëparshme dhe Bashkia e Tiranës sot.

Jorida Tabaku (Deputete e PD) : “Banka Botërore ka vlerësuar Shqipërinë nisur nga reforma që janë bërë përpara se Edi Rama të vinte në pushtet. Kush e bëri uljen e numrit të ditëve për marrjen e një lejeje në 45 ditë në bashkinë e Tiranës, kush e bëri eleminimin e çdo dokumenti të tepërt dhe reduktimin e listës së dokumenteve të kërkuara, që e vlerëson sot Banka Botërore, Bashkia aktuale, apo Edi Rama? Po platformën online të hipotekës që bën të mundur marrjen e informacionit për pronësinë në kohë rekord, kush e bëri administrata e mëparshme apo Edi Rama? Po lehtësimin e biznesit me e-taxation, pra pagimin e taksave përmes rrugës elektronike, mos e ka bërë Edi Rama. Jo, qeveria e mëparshme”.

Tabaku tha se ky raport duhet  t’i shërbejë qeverisë si këmbanë alarmi për t’u rikthyer  tek sistemi i  taksave që vlerësoi edhe Banka Botërore.

Tv Klan