Partia Demokratike nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta.

Në Kryesi u paraqit vetëm kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili informoi kreun e Kuvendit për vendimin e marrë nga koalicioni opozitar, për të mos marrë pjesë në takim. Këtë, Duka e konfirmoi edhe në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

Ndërkohë ftesës së Metës i janë përgjigjur Ben Blushi, Taulant Balla, Gramoz Ruçi Mesila Doda, Luan Rama dhe Shpëtim Idrizi.

Në takimin e thirrur nga Ilir Meta me përfaqësuesit e partive parlamentare, mësohet se do diskutohen rekomandimet e OSBE dhe zgjidhja e krizës politike në vend. Më herët, Meta është takuar me deputetin Oerd Bylykbashin./tvklan.al