Jorida-Tabaku-26-janar

Raporti i publikuar pak ditë më parë nga kompania Crown Agents, sipas opozitës, konfirmon korrupsionin në dogana.

Në një dalje për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se kompania koncesionare dëshmoi për vjedhjen e 17 milionë eurove, për periudhën shkurt 2014 – 2015.

Demokratët thonë se zbulimi i “Crown Agents” është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe abuzimit në Drejtorinë e Doganave, që përgjatë këtij viti ka shënuar rekordin më negativ të mbledhjes së të ardhurave me vetëm 70%.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Drejtoria e Doganave, e cila pranon raportin e “Crown Agent”, por thotë se prej periudhës kur është dorëzuar ky raport ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme dhe  për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot.

Tv Klan