RisaPartia Demokratike ka ftuar Kryeministrin Edi Rama të shpjegojë lidhjet që sipas saj kreu i qeverisë ka me deputetët e mazhorancës, të cilët opozita i akuzon si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike gjatë aksionit të policisë në zonën e Vilunit në Shkodër.

Arben Ristani – Deputet i PD: “Kush janë deputetët që ofrojnë imunitet për kriminelët dhe i shpëtojnë ata nga aksioni i Policisë?

A ka mes tyre, deputet që ndiqet nga organet ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian për vepra të rënda penale?

Cila është marrdhënia që Edi Rama ka me këta deputetë?

Cilat janë interesat që i bëjnë këta deputetë të dalin mbi ligjin, mbi rendin, mbi shtetin? ”

Demokratët e akuzojnë Kryeministrin Rama se është vënë në mbrojtje të organizatorit të trafikut të drogës nga zona e Vilunit drejt Italisë. Sipas opozitës Kryeministri ka ndaluar aksionin e policisë, duke mos lejuar arrestimin e kreut të organizatës mafioze. Demokratët thonë se këto fakte flasin për kapjen e shtetit nga mafia.

Tv Klan