Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit ka përplasur Partinë Demokratike dhe KQZ-në.  Për opozitën ky afat bazuar në kodin elektoral ka skaduar të premten, ndërsa për KQZ-në skadon në 29 Prill.

Oerd Bylykbashi

“Me datë 28 prill në mesnatë ka skaduar afati i regjistrimit për kandidatë në parlamentin e Shqipërisë. Që pas kësaj date, askush nuk mund të regjistrojë më lista. Çdo regjistrim i listave në KQZ do të ishte shkelje e ligjit. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë. Listat e kandidatëve të partive politike apo edhe e kandidatëve të pavarur, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e dekretuar e zgjedhjeve është 18 qershor, e cila fillon në orën 00.00 dhe nuk llogaritet në afat, kështu që dita e 50-të përpara kësaj date është data 29 prill në ora 00.00 sot në mëngjes”.

Drilona Hoxhaj

 “

Afati 50 ditor para ditës së zgjedhjeve referuar nenit 125 të Kodit Zgjedhor, llogaritet duke përjashtuar ditën e zgjedhjeve. Bazuar në rregullimin e mësipërm ligjor dhe në praktikën shumëvjeçare të KQZ, afati 50 ditëpërparadatës 18 qershor 2017 korrespondon me datën 29 prill 2017.”

Ndonëse demokratët thonë se me skadimin e këtij afati ligjërisht është asgjesuar edhe procesi elektoral i 18 qershorit, zgjidhja mund të jetë politike dhe se produkti i saj mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje mes palëve.

E vetmja zgjidhje thotë  opozita  në një situatë kur është asgjësuar procesi elektoral i 18 qershorit mund të vijë vetëm përmes një marrëveshje politike mes palëve.

Oerd Bylykbashi

 “ E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike e cila do ti mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë me kushte të tjera dhe jo me këto që imponon kjo mazhorancë”.

Tv Klan