Teksa qeveria ka parashikuar ta ulë në buxhetin e vitit 2018 me 67 mijë numrin e nxënësve që do të përfitojnë tekste falas, demokratët kërkojnë që librat shkollorë të jepen falas nga klasa e parë deri në të nëntë.

Ky amendament i opozitës vjen në një kohë kur në komisione ka nisur diskutimi për projekt-buxhetin dhe që në prezantimin e parë demokratët e bojkotuan atë.

Opozita argumenton se ky propozim në ligjin për arsimin parauniversitar vjen në kushtet e përhapjes së fenomenit të braktisjes së shkollave si pasojë e pamundësisë ekonomike, për shkak të varfërisë në vend.

Sipas demokratëve, dhënia e teksteve falas në arsimin parauniversitar është një model i ndjekur në shumë vende të rajonit dhe atë të Bashkimit Europian.

Tv Klan