Kapjet e sasive së mëdha të drogës, ditët e fundit në Krujë dhe raportimet e mediave greke dhe italiane për kanabisin e trafikuar nga Shqipëria, sipas Partisë Demokratike hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit se policia ka asgjësuar më shumë se 99% të kanabisit të  mbjellë në vend.

Gent Strazimiri, deputet i PD-së: 

Droga që kapin autoritete fqinje, droga që kap Prokuroria dhe shërbimet, edhe pse me tonelata pothuajse çdo ditë, sipas Edi Ramës është vetëm 0.2 përqind e sasisë.

Nisur vetëm nga kjo shifër e qeverisë, përfytyroni se sa mijëra ton drogë janë kultivuar në vendin tonë dhe po kthehen e pritet të kthehen çdo ditë në qindra milionë euro, para me të cilët Edi Rama kërkon të blejë pushtetin me çdo kusht.

Duke komentuar shkrimet e mediave greke për një dërgesë prej 1 ton kanabis nga Klement Balili në Athinë, Partia Demokratike thotë se Balili e ushtron aktivitetin e tij nën mbrojtjen e Edi Ramës edhe pse e kërkon gjysma e policive të Europës dhe DEA Amerikane./ TV KLAN