lulzim_bashaPartia Demokratike ka kremtuar me një ceremoni të veçantë 23-vjetorin e themelimit të degës së saj për qytetin e Durrësit.

I pranishëm në aktivitet, kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha vlerësoi lart figurën e të ndjerit Sokol Olldashi, për të cilin tha se ishte një ndër të rinjtë e bërthamës çlirimtare nga rregjimi dictatorial në Durrës.

Basha, tha se sfida e sotme e demokratëve është largimi nga pushteti i qeverisë së  majtë shkatërrimtare.

Kryetari Basha tha se nisja e fushatës për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese në gjirin e Partisë, duhet të kthehet në një kuvendim të madh, ku askush nuk duhet ta ndiejë veten të përjashtuar.

Kreu i partisë Demokratike ftoi të rinjtë e të rejat qe t’i bashkohen kesaj force që tranformoi vendin në këto 2 dekada.