Partia Demokratike publikoi disa dokumente, që sipas saj faktojnë se deputeti socialist Xhemal Qefalia ka përfituar në tre vjet 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera nga buxheti i shtetit.

Opozita thotë se skema e ndjekur prej tij është e njëjtë me atë të kolegut të tij socialist, Sadri Abazi, duke ia kaluar firmën nipave të tij.

Grida Duma:

Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti. Por pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite. Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij.

Kjo për demokratët është një aferë e pastër korruptive që dëshmon se një grusht njerëzish të lidhur me kryeministrin po zhvasin pasuritë e shqiptarëve./ TV KLAN