Nga i njëjti shesh ku për 90 ditë kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, Lulizm Basha hapi fushatën elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit, por tani me një tjetër mesazh për kreun e qeverisë.

 “

Loja merr fund me 25 qershor, tryeza e shahut përmbyset me 25 qershor, ju do ta keni në dorë, shqiptarë merrni në dorë fatin tuaj.”

Nën sloganin “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”, Basha premtoi Republikën e re, që sipas tij do të bëhet realitet nga ekipi i ri i përzgjedhur prej tij.

Lulzim Basha

“Kemi sjellë njerëz të spikatur të vlerave, Republika e re mbi të gjitha është dhe do të jetë republika e vlerave. Kjo është rruga drejt fitores. Ju premtoj që kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputeteve, herës tjetër e vendosni ju, reforme totale kushtetuese. Ju do ta keni Shqipërinë në dorë. Le të ndërtojmë se bashku Republikën e re.”

Basha iu përgjigj edhe akuzave të kundërshtarit të tij politik se si kryeministër do të sjellë për shqiptarët modelin e drejtimit në bashkinë e Tiranës.

Kryeministrin e akuzoi se në katër vite qeverisje rrënoi ekonominë, inkriminoi politikën dhe administratën. Ndaj dhe Republika e re sipas Bashës është shpresa e qytetarëve shqiptarë.

 “

Në katër vite Shqipëria u sundua nga aleanca e krimit të organizuar…ku është shëndetësia falas që prentoi Rama, 300 mije vende të punës… dora ime si kryeministër do shtrihet ndaj kujtdo që punon për shqiptarët……”

Sipas Bashës ekipin i tij do ta nxjerrë vendin nga kriza përmes një programi zhvillimor, që synon rimëkëmbjen e  të gjithë sektorëve të ekonomisë.

Tv Klan