Opozita thotë se heqja e fashës prej 300 kilovat orësh do të detyrojë të gjithë shqiptarët të paguajnë më shumë. Partia Demokratike i kërkon qeverisë që në asnjë mënyrë të mos rrisë çmimin e energjisë, por të eleminojë përfundimisht përdorimin e faturave aforfe për qytetarët.