Alban_Zeneli18janar

Përmes dokumentave që vërtetojnë të kaluarën kriminale te Florian Qafës, Partia Demokratike denoncoi emërimin e tij në strukturat e task forcës së OSHEE-së në Tiranë.

Teksa bëri publike fakte që dëshmojnë se ai  ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit që shpërndante drogë edhe në shkolla.

Deputeti Alban Zeneli tha se me Edi Ramën erdhi koha që ky person të shpërblehet për angazhimin e tij në shtabin elektoral të ministrit Ditmir Bushati.

Alban Zeneli – Deputet i PDJa ku kemi këtu vendimin e gjykatës që permend dënimet e tij, kemi një numër të madh shkrimesh që janë bërë në media për arrestimin e tij dhe për aktivitetin e tij kriminal. Pra në krye të aksionit të ndëshkimit të qytetarëve të pamundur, dhe favorizimit të hajdutëve të mëdhenj të energjisë që janë sot pranë qeverisë. Personi me precedent penalë, ka dhe një meritë tjerë për postin që ka marrë. Ai është angazhuar në fushatën e fundit zgjedhore, pranë shtabit të deputetit socialist, Ditmir Bushati, që sot është Ministër i Jashtëm.”

Në një reagim pas këtyre deklaratave Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se Florjan Qafa ka qenë i punësuar që prej dhjetorit 2013 në OSHEE por është larguar para 9 ditësh nga kjo detyrë për thyerje të disiplinës.

Tv Klan