Partia Demokratika ka kallëzuar në prokurori kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek parku “Rinia”.

Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës e akuzojnë Veliajn për “Shpërdorim detyre” “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, si dhe “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”.

Koncensioni që do të jepet për 30 vjet, Shoqërisë Tajvan sh.p.k kaloi vetëm me votat e maxhorancës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në 30 dhjetor.

Pak ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në KQZ edhe një këkresë për mbajtjen e referendumit lidhur me dhënien e këtij koncensioni.

Tv Klan