Partia Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur të pavlefshëm mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima. Ata pretendojnë se ai ka përfituar në mbi 150 raste nga fondet publike në një prej kompanive të zotëruara prej tij.