Demokratët i janë drejtuar Byrosë së Kuvendit me një kërkesë për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetin socialist Pjerin Ndreu, për fyerje dhe kërcënim ndaj demokratit Ervin Salanji në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga shumica socialiste. Sipas kryeparlamentarit Ruçi, në rregullore nuk parashikohet marrja e masave ndaj deputetëve kur ofendimet ndodhin në komisione dhe jo në seancë ndaj ai i ka propozuar opozitës të ndërhyjnë për të ndryshuar rregulloren.

Por nga nënkryetari demokrat Paloka, kërkesa e Ruçit është cilësuar si absurde.

Sipas tij qëndrimi i mazhorancës është i qartë në mbrojtje të deputetëve socialistë dhe kjo sipas tij u dëshmua dhe në rastin e ish-ministrit Tahiri për të cilin PS votoi kundër kërkesës së prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestim.

Tv Klan