KURBIN

Në Kurbin ku Partia Demokratike kërkoi futjen në garë të Ilir Pjetrës pas dorëheqjes së Altin Binës, procesi zgjedhor nisi me vonesë.

Kjo për shkak të zëvendësimit të komisionerëve të djathë me përfaqësues nga shoqëria civile. Partia Demokratike e konsideroi këtë vendim të KQZ-së të paligjshëm, ndërsa akuzoi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për emërimin në krye të komisionit zonal të një eksponenti të Partisë Socialiste.

Komisionerët e djathtë u zëvendësuan me motivacionin se kryetari, përfaqësues i partisë demokratike nuk u paraqit në kohë për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore.

Pas zëvendësimit të komisionerëve në Kurbin KQZ urdhëroi hapjen e qendrave të votimit dhe nisjen e procesit. Deri në mesditë situata është raportuar e qetë, por është vënë re një pjesëmarrje mjaft e ulët në votime.

Tv Klan