Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë protestuar përpara Bashkisë së Divjakës, duke akuzuar Kryetarin Fredi Kokoneshi, se ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit një vepër të rëndë penale të kryer në Milano në vitet ‘94-95.

Kjo akuzë e përfaqësueve të opozitës shkaktoi tensione në sheshin para bashkisë.

Vetë Kryebashkiaku i Divjakës, i cilësoi shpifje akuzat e demokratëve dhe u kundërpërgjigj me një tjetër akuzë për Kryetarin e Partisë Demokratikë për Lushnjen.

Demokratët i kërkuan Prokurorisë ta hetojë rastin e Kryetarit të Bashkisë së Divjakës.

Tv Klan