Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po tenton të kapë institucionet e drejtësisë përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave.

Sipas opozitës, kryesia e Akademisë pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akadamikët ka propozuar kandidaturat dhe ka kërkuar konfirmim ‎me email për emrat, duke cënuar haptazi fshehtësinë e votës.

Demokratët thonë se kjo procedurë e diktuar nën presionin e Kryeministrit u kundërshtua nga pjesa dërrmuese e akadamikeve, të cilët e kanë konsideruar procesin të kontrolluar dhe jodemokratik, duke rrëzuar kandidaturat.

Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të prokurorisë.

Tv Klan