Jorida-TabakuPartia Demokratike e ka cilësuar dështim të qeverisë zgjidhjen e munguar të çështjes së pronave. Deputetja Jorida Tabaku ka marrë shkas nga një postim në Twitter i Kryeministrit Edi Rama, i cili njoftonte se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i kishte dhënë kohë Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Jorida Tabaku – Deputetet e PD: “Pronat kanë zënë vend në listën e dështimeve të 300 ditëve të kësaj qeverie.Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pasi shqyrtoi Plan –Veprimin e pronave të paraqitur nga Qeveria, vendosi jo vetëm të mos merrte në konsideratë kërkesën për shtyrjen 1 vjeçare por madje ka shprehur shqetësimin e saj se gjatë vitit të fundit, nuk është bërë përpjekja më e vogël në lidhje me zbatimin e vendimit pilot, të Rezolutës së Ndërmjetme të Qershorit 2013. Gjykata vëren se masat e parashikuara në Plan Veprimin e paraqitur nga Qeveria nuk sjellin asnjë risi dhe nuk përmbajn asnjë masë të ndryshme nga ato të parashikuara në Strategjinë e Pronës të vitit 2012 apo në Plan Veprimin e vitit 2011.”

Deputetja Tabaku madje ka cituar edhe vendimin e gjykatës.

Jorida tabaku – Deputete e PD: “Nuk do të ishte në interes të administrimit të drejtë të drejtësisë shtyrja e afatit për trajtimin e kërkesave të reja, apo të kërkesave që janë lënë pezull nga Dhjetori i vitit 2012”. Në të vërtetë, qeveria ka faktuar se është e pabesueshme në planet e saj pasi një nga vendimet e para në cështjen e pronave ishte heqja e fondit prej 18. 000 ha në dispozicion për kompensimin fizik, dhe vënia në dispozicion e këtij fondi për tu dhënë me qera, cka rrit faturën financiare që do ta paguajnë qytetarët e vendit. Pra me pak fjalë, zgjidhja e cështjes së pronave nuk është në axhendën e kësaj qeverie. Në axhendë janë koncesionet dhe favoret klienteliste.”

Tv Klan