Luciano BociOpozita ka ripërsëritur akuzat në adresë të maxhorancës se po tenton të vërë nën kontroll institucionet e pavarura.

Duke ju referuar një letre që një grup deputetësh të shumicës, anëtarë të komisionit të medias i kanë dërguar përfaqësuesve demokratë lidhur me reformimin e AMA-s dhe RTSH-së, deputeti Luciano Boçi tha se ky akt është dëshmi e kapjes së institucioneve rregullatore të medias nga shumica qeverisëse.

Demokratët thonë se prej afro një viti i kanë kërkuar përfaqësuesve të maxhorancës në komisionin e medias që të plotësojë 3 vendet vakante për anëtarë të AMA-s, refuzim që sipas tyre kishte si qëllim vetëm shkarkimin e kryetares Endira Bushati. Ata i bëjnë thirrje shumicës që të zbatojë ligjin dhe se nuk do të bëhen pjesë e asnjë farse për të cilën opozita thotë se ka për qëllim vënien nën kontroll të AMA-s dhe RTSH-së.

Tv Klan