bashaGrupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar mocion për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas vënies nën akuzë si porositës për vrasjen e dy deputetëve Tom Doshi e demokratit Mëhill Fufi.

Gjatë mbledhjes me të zgjedhurit demokratë, Basha tha se Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të drejtësisë.

Alibi e cilësoi Basha largimin e deputetit Doshi nga rradhët e socialsitëve si pjesë e procesit të pastrimit të politikës nga persona me rekorde kriminale.

Sipas kreut të opozitës dekriminalizimi nuk duhet të kursejë as kryeministrin Rama e kreun e kuvendit, të cilët Basha i akuzoi si të përfshirë në pazare e lidhje me botën e krimit.

Tv Klan