Vendimin e madh të paralajmëruar më herët Lulzim Basha e bëri publik pas takimit që zhvilloi në selinë blu me krerët e partive opozitare.

“I ftoj qytetarët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt. Të shtunën më 26 Maj të protestojmë që të ndahemi nga qeveria e krimit, për një drejtësi të vërtetë dhe jo false.”

Në këtë 18 Maj kundërshtarit të tij politik me të cilin një vit më parë shtrëngoi duart i kujtoi se opozita nuk mund ta lejojë të qëndrojë në pushtet me një qeveri të lidhur me krimin dhe një ministër, vëllai i të cilit është i dënuar për trafik droge.

“Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë. Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit. Ne duam një polici ku Vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.”

I bindur është në fitoren edhe të kësaj beteje, teksa Edi Ramës i numëroi të inkriminuarit e prekur nga ligji i dekrimianalizmit në radhët e socialistëve.

“Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën. Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn. Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun. Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin. Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin. Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë.”

Sa për akuzat e kryeministrit thotë se e vetmja pengesë në rrugëtimin e europian të Shqipërisë thotë se janë lidhjet e qeverisë me krimin.

“Rama është e vetmja pengesë në BE…”

Ky qëndrim i partive aleate vjen një ditë pas dëshmisë së Dëshmitarit X, Albert Veliu, i cili pohoi përfshirjen e të vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafikun e lëndëve narkotike dhe autenticitetin e audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike.

Tv Klan