Demokratët kanë paralajmëruar në mbledhjen e grupit  bllokimin e seancës plenare të së enjtes nëse konferenca e kryetarëve nuk fut në kalendarin e punimeve të kuvendit kërkesën e tyre për amendimin e ligjit për dekriminalizimin.

Ky amendim parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrances.

Dy kushtet e tjeta kanë të bëjnë me  ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore dhe shqyrtimin sa më shpejt nga parlamenti të rekomandimit të Këshillit Rregullores për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, pa  përjashtuar edhe rastet deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike:

Nëse do arrihet deri aty sa të shkelet rregullorja qëndrimet tona do të jenë të njëjta, bllokim seance dhe reagime në përshtatshmëri me vendimet që do të marri mazhoranca.

Paloka tha se nëse kërkesat e demokratëve do të merren parasysh nga shumica, atëherë vendimi për hapin e rradhës së aksionit opozitar do të merret në grup.

Tv Klan