Arben-ristani

Arrestimin për trafik droge të shefit të personelit të policisë së Vlorës, Partia Demokratike e sheh si provë të inkriminimit të strukturave shtetërore. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i kujtoi qeverisë se Zanaj ishte përjashtuar nga policia për lidhje me bandat dhe se ai është rikthyer vetëm për shkak se pas tij qendrojnë pushtetarë.

Arben Ristani – Sekretari i Përgjithshëm i PD: “Qytetarët dhe opinion publik kërkojnë të dinë se ku e gjeti mbështetjen shefi i personelit të Policsë së Vlorës për të nisur avionë me drogë drejt Italisë? Si u rikthye në Policinë e Shtetit në këtë post kyç, i përjashtuari nga policia për shkak të lidhjeve me bandat? Kjo është një ngjarje tronditëse që tregon se sa pushtet ka fituar krimi në këtë vend dhe sa shumë i lidhur është me qeverinë”.

Sipas Partisë Demokratike qeveria po bën propagandë me aksionet për asgjesimin e kanabisit, pasi nga ana tjetër po lejon trafikun e tonelatave droge me avione.

Tv Klan