Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deklaratën në Parlament të kryetarit të grupit të PS Taulant Balla, i cili akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ka firmosur dhënien në pronësi të Kelmend Balilit të ish-kampit të punëtorëve në Sarandë.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë deklaratën e Taulant Ballës se Lulzim Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit. 

Ky është një fabrikim mjeran i Edi Ramës, që po bën gjithçka për të larguar vëmendjen nga nisja e hetimeve për Saimir Tahirin nga Prokuroria e Katanias, Itali.   

Edi Rama fabrikon lajme të rreme për kreun e opozitës, sepse e di që nuk ka kryeprokuror të përkohshëm dhe të përhershëm që ta shpëtojë atë dhe Saimir Tahirin nga hetimi i Antimafias Italiane.  

Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho.  

Ai tha në Kuvend se “Edi Rama nuk mund ta fshehë se Balili u emërua drejtor i rëndësishëm në Sarandë nga qeveria e tij, se u fuqizua si pjesë e krimit të organizuar gjatë qeverisë së tij, se u njoh si Eskobar i Ballkanit gjatë qeverisjes së tij dhe se vazhdon të jetë i lirë, pavaresisht së ndaj Balilit ka urdhër arresti ndërkombëtar”!

/tvklan.al