pd

Para se kuvendi të miratojë në tërësi paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2015 Partia Demokratike prezantoi  31 amendamente, një pjesë e të cilave premtime të Kryeministrit Rama në fushatë.

Përmes këtyre propozimeve që synojnë uljen e barrës fiskale për shqiptarët, demokratët i kërkuan qeverisë heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, anullimin e taksës së qarkullimit, shtim në fondin e pagave për punonjësit e administratës me 1 miliard lekë në buxhet, ulje të tatimit mbi të ardhurat personale, uljen e borxhit publik.

Për ish- kryeministrin Berisha përgjegjës kryesor i përkeqësimit të ekonomisë së shqiptarëve është kreu i qeverisë. Sipas tij largimi i kryeministrit Rama është një emergjencë kombëtare, siç e tregoi tha ai edhe protesta e 22 nëntorit.

 Më herët përmes një konference për shtyp kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se amendamentet e opozitës synojnë uljen e taksave për qytetarët si dhe reduktojnë shpenzimet qeveritare.

Tv Klan