Marrëveshja PS – PD po jep efektet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas emërimit të kryetarit të ri. Me 5 vota pro ky institucion rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Tom Doshit ç’ka nuk e pengon të kandidojë nën siglën e PSD-së në garën 25 qershorit në Shkodër.

Por kundër këtij vendimi ishte anëtari i propozuar nga LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja, i cili në momentin e votimit nuk ishte fare i pranishëm.

Ish kryetari Biba, i cili në bazë të marrëveshjes do të zërë vendin e kryetarit aktual Klement Zguri në tryezën e KQZ, në këtë mbledhje të parë si anëtar mungoi.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure u mor vendim dhe për të përcaktuar afatet e regjistrimit dhe për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ku partitë kanë kohë të regjistrohen si dhe të paraqesin kandidatet deri në datën 26 maj.

/Tv Klan