Grida-Duma1Opozita e ka cilësuar si hapin e parë të protestave atë që pritet të ndodhë të hënën.

Partia Demokratike thotë se në shenjë indinjate ndaj taksave të larta të vendosura nga qeveria tek çmimi i karburantit, qytetarët do të fikin makinat e tyre në rrugë.

Grida Duma – Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun, PD: ” -Në çdo litër naftë që qytetarët shqiptar blejnë, paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë.

-Çmimi i karburantit sot tek ne është më i larti në rajon e në Europë, ndërkohë që të ardhurat janë 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane.

Megjithëse Edi Rama i di mirë këto fakte, ai vazhdon të bëjë strucin. Sepse është ai që i ka rritur taksat në mënyrë të përsëritur.

Çmimi i naftës, çmimi i energjisë, taksat dhe çmimet e larta, dhuna dhe padrejtësitë qeveritare janë arsyet e krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë që po përjetojnë sot mijëra shqiptarë”.

Sipas opozitët ekonomia e shqiptarëve do të dëmtohet edhe më shumë me paketën fiskale të miratuar për vitin 2015.

Tv Klan