Albana Vokshi

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama ka reaguar Partia Demokratike me anë të deputetes Albana Vokshi

Ajo tha se Kryeministri mashtroi shqiptarët kur premtoi shëndetësi falas dhe ulje të çmimit të barnave me 30%.

Sipas Vokshit, pacientët ende vuajnë mungesën e barnave ndërsa monopolet kanë vendosur çmime të larta për barnat që përdoren për sëmundje të rënda.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë tha se mafia ka pushtuar çdo hapësirë konkurrence dhe se paratë e taksapaguesve po pasurojnë persona të caktuar.

Tv Klan