Albana-Vokshi-26-janar-847x477

Deputetja demokrate Albana Vokshi reagoi pas deklaratave të Kryeministrit se koncesioni per Check Up-in është 64 milionë euro dhe jo 120  milionë, siç pretendon opozita.

Vokshi tha se ky është një mashtrim skandaloz dhe një përpjekje për të shpëtuar nga skandali ku Rama, Beqaj dhe donatorja e tij janë kapur në flagrancë, duke vjedhur fondet e shëndetësisë.

Sipas saj pas fushatës dhe denoncimeve të Partisë Demokratike, Edi Rama pranoi se do t’i japë para Vilma Nushit, jo për 920 mijë persona, por për 475 mijë persona.

Tv Klan