Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po mbështet krimin.

Sipas saj autori i plagosjes në Kavajë, Saimir Kurti është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Opozita thotë se mungesa e shkarkimit nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi është një tjetër shembull i mbështetjes së krimit nga ana e kreut të qeverisë.

Sipas demokratëve edhe kryetari i Partisë Socialiste të Kavajës ka një të shkuar kriminale si i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Tv Klan