Demokratët akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po shpërfill mesazhin e dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry lidhur me procesin e dekriminalizimit.

Si shembull të përdorimit të personave me rekorde kriminale në jetën aktive politike të Partisë Socialiste, Arben Ristani solli atë të ish – Deputetit Arben Ndoka, duke publikuar pamje filmike ku ai shfaqet në prezantimin e Prefektit të ri të Lezhës.

ristani

Arben Ristani – Sekretar i Përgjithshëm në PD: 

“Ja ku është i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, duke prezantuar Prefektin e Qarkut. Ja ku është i dënuari që, pas denoncimeve të opozitës, pas qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë dhe pasi ligji i dekriminalizimit e nxorri jashtë parlamentit, sot, me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë. Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e z.John Kerry.”

Opozita thotë se Kryeministri vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar dhe t’i mbajë ata për t’i përgatitur për zgjedhjet që po vijnë, me qëllim deformimin e votës së lirë.

Tv Klan