­Partia Demokratike e konsideron kaotike dhe të dështuar Reformën në Arsim.

Demokratët e akuzojnë Kryeministrin Rama dhe Ministren e Arsimit, se me përzgjedhjen për në universitete, prodhuan një skandal që dëmtoi të ardhmen e maturantëve.

Por Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se skema e re e bazuar mbi meritën e çdo studenti u jep mundësi të gjithë kandidatëve që të shpallen fitues në një nga degët e listuara prej tyre.

Lidhur me problemin e shpërndarjes së teksteve shkollore, Nikolla pranoi se disa procedura duhen përmirësuar në bashkëpunim me shtëpitë botuese.

Në të gjithë vendin, procesi i shpërndarjes së teksteve po has vështirësi te prindërit, që duhet të përballojnë radhët e gjata në librari, por edhe mungesën e disa teksteve.

Tv Klan