Vendimi i dhënë nga Gjykata  Krimeve të Rënda për t’i bllokuar ish- ministrit të Brendshëm pasaportën, sipas Partisë Demokratike është provë e implikimit të Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës. Kështu është shprehur deputeti Enkelejd Alibeaj gjatë deklaratë për mediat. 

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas këtij vendimi.

“ Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës. Provon se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias, ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës, se ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë, se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik”. 

Tv Klan