Fshati i Lazaratit në Gjirokastër konsiderohet bastion i Partisë Demokratike. Edhe në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Partia Demokratike ka marrë pothuajse numrin më të madh të votave në krahasim me Partinë Socialiste.

Konkretisht, PD ka marrë 90.79% të votave apo 1795 vota, kurse PS ka marrë 3.95% të votave apo 78 vota. LSI ka marrë 87 vota apo 4.40% të votave.

Katër vota ka marrë LIBRA e Ben Blushit në Lazarat, APD 3 vota, PDIU 2 vota, 4 PR, 3 FRD dhe 1 votë ka marrë partia e Eduard Ndocajt PBDKSH. Këto të dhëna janë shifra zyrtare nga KQZ deri në orën 17:46.

/tvklan.al