Silvi_Bardhi_dielliPostimin në faqen personale të Facebook–ut nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri, me anë të të cilit përgëzon forcat e policisë për vrasjen e një qytetari të shpallur në kerkim, në Durrës, Partia Demokratike e quan të turpshme.

Për demokratët, me këtë qëndrim ministri i brendshem ka treguar se nuk është i aftë për të mbajtur detyrën që ka. Një akt delirant, e quan selia Blu, që përfshin edhe kryeministrin.

Partia Demokratike i kërkoi ministrit të distancohet nga kjo deklaratë dhe të japë shpjegim publik, por vetë ministri u përgjigj pak minuta më pas duke thënë se nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme.