Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se 2 ditë më parë ka udhëtuar me avion çarter drejt Parisit nën shoqërinë e një biznesmeni.

Bashkia e Tiranës e konsideroi këtë deklaratë një shpifje. Ajo publikoi biletën e udhëtimit drejt Milanos, ku kryebashkiaku udhëtoi me një kompani fluturimi “lou kost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet aty prej disa ditësh.

Por Partia Demokratike iu rikthye akuzave me një tjetër deklaratë.

Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi të përgjigjej vetë gjatë një takimi me punonjësit e emergjencave civile. Ai tha se me 16 janar ka qene në krye të detyrës dhe ka zhvilluar një vizite në shkollën “4 Dëshmorët”, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga ministria e Mirëqenies Socialale dhe ka takuar ambasadorin e OSBE dhe atë të Austrisë.

Bashkia botoi edhe axhenden e datës 16 janar, ndërsa Veliaj tha se kjo është një lufte qesharake ndaj punëve që ndodhin çdo ditë dhe tregon se sa poshtë ka rënë Partia Demokratike pas humbjes se saj në Tiranë e gjithë Shqipërinë./ TV KLAN