Partia Demokratike mblodhi sot Grupin Parlamentar. Në këtë mbledhje u vendos që kryetar i Grupit Parlamentar të jetë Edmond Spaho, ndërsa zëdhënëse do të jetë Grida Duma.

Postin e sekretarit të grupit të PD do ta mbajë Ervin Salianji.

Partia Demokratike vendosi gjithashtu që të propozojë Edi Palokën për postin e Nënkryetarit të parlamentit./tvklan.al