Akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se pazareve të Edi Ramës për të të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan edhe LSI e PDIU, u është përgjigjur Mesila Doda.

Deputetja e PDIU-së, në një reagim në rrjetet sociale, tha se Basha është ende “në bashkëqeverisjen e lugës se 18 majit.”

Ajo tha se “

më së pari duhet t’i kujtoj bashkëkryetarit të qeverisë që duhet të kalojë në opozitë, të bëhet lider i PD, e më pas të kërkojë të behet lider i opozitës.

” 

Doda akuzoi Bashën si një ndër përgjegjësit pse PDIU-së i mungojnë mandate dhe theksoi se është kryetar i të vetmes opozitë në botë që nuk kërkon transparencë.

Më duhet t’i kujtoj se sot falë pazareve të tij me bashkëkryetarin tjetër të qeverise, një mandat i PDIU vlen 25.000 vota, duke e bërë krejt të pabarabartë dhe diskriminuese garën mes nesh dhe partive të tjera.

Duhet t’i kujtoj që falë pazarit të tij të natës se 18 qershorit dhe abuzimit me ligjin e kodin zgjedhor sot PDIU i janë vjedhur 3 mandate dhe kanë shkuar në kosh 40.000 vota, duhet t’i kujtoj se nuk e tha një fjalë e heshti si fija e barit kur PDIU kërkoi hapjen e kutive të Tiranës dukë parë vjedhjen flagrante të mandatit te saj në Tiranë, por votoi pro mos-hapjes se kutive duke u bërë e vetmja opozite në botë që nuk kërkon e nuk do transparencë.

Doda tha se sot vazhdon ende teatri i radhës, ashtu si gjatë gjithë fushatës nuk godet ata që janë në qeveri, por ato qe nuk janë në qeveri.

Këshilltarët e PDIU-së votuan pro rekomandimit për rritjen e çmimit të ujit nga 45 lekë në 65 lekë për metër kub në kryeqytet, lëvizje që u kritikua ashpër nga Partia Demokratike.

Por Doda tha se “

këshilltarët e PDIU kanë parashtruar kërkesat e tyre për përmirësimin e kësaj iniciative dhe do shpjegojnë personalisht dhe arsyet qe mbështetja e tyre vijoi për këtë çështje, por kryetari i PD është i fundit që mund të flas për opozitë reale dhe bashkëpunim me ne apo forca të tjera ndaj të cilëve nuk ka kursyer asnjë goditje apo marrëveshje nate

.”

/tvklan.al