Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka çelur fushatën elektorale në Elbasan. Kryetari Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatet në këtë qark, ndërsa ka theksuar se PDIU do të përcjelle zërin e qytetareve në parlament.

Interesi i qytetarëve theksoi Idrizi do të jetë kriteri për bashkëpunimin e tyre në koalicionin qeverisës.

Lista e kandidateve për deputet në qarkun e Elbasanit kryesohet nga deputeti Aqif Rakipi, ndjekur nga biznesmeni Bujar Muça, pasuar dhe nga kandidatë të tjerë.

Çështja kombëtare, të rinjtë dhe hapja e vendeve të reja të punës ishin mesazhet e programit elektoral që u përcollën në këtë takim.

Tv Klan