Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në përputhje me vendimin që është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të këtij subjekti partiak, më 29 korrik 2017, dhe në përputhje me Statutin e PDK-së, nga sot shpall zgjedhjet e brendshme partiake.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjitha strukturat e veta, nëpër degë, nëndegë dhe seksione, të fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme. 

Ky subjekt partiak, fton të gjithë anëtarësinë e saj, të gjithë qytetarët, në veçanti të rinjtë dhe gratë, që të bashkohen në vizionin e Partisë Demokratike dhe të marrin pjesë në këto zgjedhje të cilat do të mbahen në javët dhe muajt në vijim.

PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave e të rinjve dhe do të vazhdoj edhe më fuqishëm në Konventën e ardhshme zgjedhore./Klan Kosova.