Në ditën ndërkombëtare “Pedalo për në Punë”, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, organizoi një marshim sensibilizues me biçikleta. Qëllimi ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për përdorimin e mjeteve alternative të transportit që kontribuojnë në cilësinë e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Veliaj njoftoi edhe hapjen e sheshit “Skënderbej” më 10 Qershor.

Në materialin filmik të shpërndarë nga zyra e shtypit, kryebashkiaku tha se do të investohet në korsitë e dedikuara për biçikletat si dhe vendosja e një linjë autobusësh elektrikë me 0 ndotje për qytetin.

 

Tv Klan