Një pedofil kishte planifikuar të merrte në hotel një djalë 13-vjeçar për marrëdhënie seksuale, teksa u kap në flagrancë nga gjuetarët e pedofilëve.

Britaniku Michael Aldridge, ishte tashmë i akuzuar për pedofili pasi u përpoq të takonte një vajzë, edhe ajo 13 vjeç, me të cilën bisedonte, por ai ra në kurth nga grupi vigjilent Dark Justice. 35-vjeçari, i cili pretendonte të kishte qenë vetëm 19 vjeç kur ishin bërë këta biseda bisedave, u arrestua dhe u akuzua nga policia, por u lirua me kusht, ndërkohë që rasti i tij endet nëpër gjykata.

Brenda pak muajsh, Aldridge i kishte rrëfyer një profesionisti problemin e tij shëndetësor rreth ‘tërheqjes seksuale’ për fëmijët, gjë që solli një hetim policor të kompjuterëve të tij në shtëpi. Nga bisedat u zbulua se i akuzuari për pedofili dhe i mituri do të takoheshin për akte seksuale të penetrimit, të cilat do të përfshinin edhe akte të dhunshme. Ata kishin rënë dakord të takoheshin një ditë pasi Aldridge u arrestua.

Kur fëmija i tha që ishte dakord të kalonte natën me të, autori tha se ata mund të përdornin tualetet e një qendre tregtare për aktivitetet e tyre seksuale. Aldridge u arrestua ditën që ishte planifikuar takimi në hotel dhe ishte “bllokuar” në rrjetet sociale nga adoleshenti një ditë më parë. Ai gjithashtu pranoi të ketë gjithsej 687 imazhe të pahijshme të fëmijëve në aparatet e tij të komunikimit. Ai do të marrë dënimin e tij muajin e ardhshëm. /

tvklan.al