Vladica Rajkoviç, 28- vjeç, është dënuar me 40 vite burg, pasi akuzohet për përdhunim dhe vrasje. Rajkovic ka përdhunuar vogëlushe 3 – vjeçare,  Angjelina Stefanoviç   një orë pasi kishte qenë i pranishëm në një party për fëmijë. Pedofili e ka rrëmbyer vogëlushen dhe më pas e ka çuar në një pyll pranë Vratarnica në Serbinë lindore.

Gjykata, tha se vajza e vogël është marrë në pyll, 700 metra nga fshati ku ajo ishte përdhunuar dhe më pas vrarë me një gur të madh.

Kur u vu re se vajza e vogël ishte zhdukur, babai i vrasësit e thirri atë për ta pyetur nëse ai e dinte ku ishte, por biseda e tyre u ndërpre nga ulërimat e vajzës.

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë në Zajeçar, Rajkoviç ka mohuar vrasjen  e vajzës tre-vjeçare dhe ka thënë se vdekja e saj ishte një aksidentale gjatë kohës që ai ishte duke shëtitur.

Por,  gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 40 vite burg. Rajkoviç është akuzuar edhe për një vrasjen e fqinjes të tij, Dragana Stankoviç.

Ai ka pranuar për oficerët se e kishte vrarë Stankoviç dhe më pas e ka hedhur trupin e saj në lumin Timok, në pjesën lindore të Serbisë pranë kufirit me Bullgarinë./tvklan.al