Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm qeveria do të përjashtojë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar anijet e peshkimit dhe të gjitha produktet që importohen dhe ndihmojnë në këtë aktivitet. Lajmi e ka dhënë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë një takimi me peshkatarë në portin e Durrësit.

“Ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018 të përjashtojmë, të fusim përjashtimin nga Tatimi i Vlerës së Shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve. Përveç lehtësimit të uljes kostove finaciare, ne do të ulim dhe kostot administrative dhe logjistike.”

Kostot për importin e materialeve që ndihmojnë peshkimin shkojnë në 20 mijë euro në vit për një anije dhe përjashtimi nga TVSH-ja për këto produkte synon nxitjen e prodhimit në këtë sektor. Gjatë vitet e tjera qeveria do të shtrijë heqjen e TVSH-së për inputet në të gjithë sektorët e bujqësisë.

Tv Klan