Një shpend (pëllumb) është bërë çantë transporti për disa pilula droge. Policia e Kuvajtit pas dyshimeve të saj ka gjurmuar zogun i cili ishte nisur nga Kuvajti drejt Irakut.

Pëllumbit në shpinë i kanë qepur një çantë të vogël, siç duket dhe në foto ku trafikantët kanë fshehur 178 pilula drogë, raporton ‘The Sun’.

Por kontrabandistët nuk ishin të parët që e bënin këtë lojë.

Në vitin 2015 nga policia e Kosta Rikës është kapur një pëllumb tjetër që mbante fshehur në shpinë 14 gram kokainë dhe kanabis. Zogu u zbulua afër një burgu në përpjekje për t’ja dërguar drogën të burgosurve.

/tvklan.al